Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Armand Duka: Fadil Vokrri ka siguruar përjetshmërinë me veprat e tij

Po zhvillohen në Prishtinë homazhet në nderim të Fadil Vokrrit, presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, që humbi jetën krejt papritur nga një atak kardiak paraditen e së shtunës. Personalitet me të larta në Kosovë si dhe njerëz të thjeshtë, dashamirës të kësaj figure të madhe të futbollit kosovar po mbajnë radhën oër të ngushëlluar familjarët dhe komunitetin e futbollit për këtë humbje të madhe. Shprehu ngushëllimet për humbjen e parakohshme të Vokrrit edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili dheksoi se Fadili me veprat e tij do të mbetet i përjetshëm.

“Në fakt, nuk e mendoja se do të isha në këtë ditë për të folur për këtë gjë. Nuk e mendoja se do të vija në Prishtinë për të përcjellë Fadilin. Për mua ai është futbollisti më i madh në Shqipëri. Unë kam humbur një mik dhe nuk po e them vetëm si një fjalë rasti.

E kam menduar si të pabesueshëm dhe lajm të rremë, por ja që isha gabuar. Ai nuk e njihte diplomacinë dhe ta thoshte të vërtetën në sy. Për këtë mendoj se kemi humbur shumë. Ka humbur i gjithë sporti një njeri të mrekullueshëm. Ai ka siguruar përjetësinë e tij me veprat që ka bërë gjatë jetës. Tashmë ne nuk kemi asgjë në dorë ta ndryshojmë.

Ai nuk më ka thënë kurrë një fjalë të keqe, pavarësisht punës tonë. Herën e fundit që e kam takuar ishte para 10 ditësh, ku kemi pirë verë të kuqe së bashku. Piu me tepër se unë dhe sa mirë që bëri kështu.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...