Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Armando Broja nuk di të zhgënjejë, barazon rezultatin ndaj Tottenhamit

Armando Brojës i mjaftojnë vetëm 23 minuta lojë për të gjetur golin në sfidën me Tottenhamin, në Londër. Sulmuesi i Southamptonit, i aktivizuar titullar nga trajneri gjerman Hasenhuttle, u gjend në vendin dhe kohën e duhur për të devijuar topin drejt rrjetës, pas pasimit të marrë nga Romain Perraud.

Më herët Tottenhami kishte kaluar në epërsi me autogolin e Bednarek, që në tentativë për të larguar rrezikun e devijoi topin drejt portës së tij, duke kapur në befasi portierin Foster.

Broja pati një tjetër rast të artë në minutën e 36-të, teksa përballë portierit Lloris, paksa prirët, por goditi jashtë.

Në minutën e 70-të, para së të nistë kundërsulmi i vendësve, që u përmbyll me golin e se Son Heung-Min, Armando Broja pësoi një ndërhyrje të ashpër, nga Sanchez, e dënueshme madje për karton të verdhë, por për çudi sistemi VAR nuk ndërhyri në këtë rast, duke e konsideruar golit të rregullt. Sulmuesi shqiptar qëndroi për disa minuta i shtrirë në fushë, ku mori dhe ndihmën mjekësore, megjithatë për fat të keq, kryesori nuk ndyshoi mendje.

Në të 77-tën 20-vjeçari kuqezi i rrëmbeu një top mbrojtjes, depërtoi fuqishëm drejt zonës, por goditja e tij shkoi mbi tra.

Gjithsesi, goli i barazimit të Southamptonit nuk vonoi, me Elyounoussim që devijoi drejt rrjetës krosimin e Ward-Prowese. Vetëm pak çaste më vonë, Adams realizoi golin e përmbysjes së madhe, 2-3.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...