Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Armando Cungu: Takaj më bëri ofertë, s’e lashë Vllazninë

Armando Cungu sqaroi në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Zona Gola” se Shoqatat Rajonale funksionojnë në legjitimitet të plotë. Si përfaqësueses Shoqataës Rajonale të Shkodrës ai theksoi se janë dorëzuar të gjitha dokumentat për regjistrim, por kjo procedurë thjesht ka zgjatur në Gjykatë.
“Ky është një problem i mbartur, prej shumë vitesh, që kur të gjithë anëtarët e FSHF-së ishin të paregjistruara. Në Asamblenë e vitit 2013 u kërkua regjistrimi dhe legalizimi i tyre. Në këto kushte u futën edhe shoqatat, çdo dokument që u kërkua, u dorëzua pranë Federatës për çdo individ. Pjesa tjetër, për çdo procedurë, për në gjykatë, i takon juristit të Federatës. Me kontaktet e vazhdueshme që kemi pasur me juristin e Federatës, ka thënë se janë në proces njohjeje dhe regjistrimi në gjykatë. Nuk ka ndonjë problematikë apo mosrregullsi”.
Merkatoja në Superiore
“Të them të drejtën shumë ekipe nuk arrijnë të kompzojnë grupin siç duhet në verë dhe në janar lind nevoja të tentosh të forcosh në reparte apo individë të caktuar që të vazhdohet sezoni. Në janar është e vështirë të gjesh lojtarët e duhur. Mund të gjesh lojtarë që nuk kanë pasur hapësira, të dëmtuar apo me probleme disiplinore”.
Ekipet më në vështirësi
“Mjafton të shohësh renditjen dhe nuk ka nevojë për komente. Vllaznia është në ëvshtirësi, megjithëse falë afrimeve dhe largimeve që bëri Partizani, Vllaznisë iu krijua mundësia për të kapur individë të rëndësishëm. Mund të jetë edhe Teuta e Gjirokastra, fundi i tabelës është me vështirësi”.

Ofertat
“Nuk i dihet çfarë do të ndodhë deri në verë, por nëse më jepet mundësia, jam lodhur me ekipe për mbijetesë. Nëse do të jetë klub seiroz me ambicie, me mbështetje, që do të thotë t’i qëndrojë afër ekipit, patjetër do ta pranoja më kënaqësi. Sa i përket Partizanit, di që persona të veçantë brenda klubit kanë pasur dëshirën të jem trajneri. U fol shumë, po më shumë kam marrë vesh nga mediat. Edhe më morën gazetarë, më uruan, por unë isha në shtëpi apo në kafe, nuk dija asgjë. Kanë qenë edhe dy ekipe në Superiore. Më kanë bërë ofertë, një nga këto është ekip me personalitet në vitet e fundit në futbollin shqiptar dhe konkurrent i denjë në Europë”. Kam dalë në kafe me presidentin e Skënderbeut dhe Trepçës, ku ky i fundit më ofroi pankinën. Të nesërmen e pashë veten në foto dhe aludimi që do të jem unë trajneri. Keqardhja për mua ishte për Dajën. Nuk e di se deri ku shkojnë abuzimet e mediave me një trajner që po punon mirë dhe ka suksese, duke u kualifikuar në Europë dhe duke u shkëputur në kampionat.

Më bëri ofertë verën e kaluar presidenti i Skënderbeut dhe e refuzova, mendova t’i rri besnik Vllaznisë. Nuk e shfrytëzova këtë shans dhe nuk i dihet se kur mund të jetë shansi tjetër”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...