Segunda Division

Armando Sadiku me trajner të ri, Las Palmas zgjedh “ish”-in e Barçës

Armando Sadiku u transferua te Las Palmas verën e kaluar. Sulmuesi shqiptar firmosi për një vit me klubin e Segunda Division. Dy gola ka realizuar deri tani në Kupën e Mbretit dhe asnjë në kampionat.

Las Palmas synon ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll, teksa renditet në vend të shtatë me 35 pikë, duke qenë tre pikë larg zonës “play-off”. Drejtuesit e klubit iberik shkarkuan nga detyra trajnerin Pepe Mel ditën e djeshme.

Trajneri i ri është gjetur menjëherë, dhe ai është Francisco Javier Garcia Pimienta, i cili drejtoi ekipin e dytë të Barcelonës në vitet 2018-2021, ndërkohë që gjatë gjithë karrierës si trajner ka punuar me ekipet e moshave të Barcelonës.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency