Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Armë, panik dhe 300 mijë £ dëme! Zbulohet shkaku pse Sterling u rikthye në Angli

Raheem Sterling mungoi në takimin Angli-Senegal. Sulmuesi i Chelsea braktisi Katarin për t’u rikthyer në Londër për shkak të problemeve familjare sipas raportimit të Federatës Angleze të Futbollit, ndërkohë që është mësuar shkaku i veprimit të tij.

Shtypi britanik zbulon se të shtunën në mbrëmje familjarët e 27-vjeçarit janë përballur me momente frike dhe tmerri! Disa hajdutë të armatosur janë futur për të vjedhur në shtëpinë e tij, duke kërcënuar me armë gruan dhe tre fëmijët, ndërkohë që kanë marrë disa ora me vlerë 300 mijë £ në total.

Me të marrë vesh lajmin, sulmuesi nuk është menduar dy herë dhe ka vendosur të fluturojë drejt Anglisë për t’i qëndruar afër të dashurve të tij. Rreth kësaj ngjarje ka folur edhe Gareth Southgate, i cili u shpreh:

Nuk e di nëse do të rikthehet këtu, është familja në mes dhe unë nuk dua t’i ushtroj presion. Ndonjëherë futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme, familja vjen e para”, u shpreh trajneri i “Tre Luanëve” pas triumfit 3-0 ndaj Senegalit.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...