Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Armend Dallku nuk largohet nga Prishtina, kapiten edhe për një sezon

Armend Dallku shuan përfundimisht zërat për një largimin të mundshëm nga Prishtina. Ditët e fundit ishin shtuar raportimet se kapiteni bardheblu do t’i bashkohej Llapit, nën drejtimin e Bylbyl Sokolit, por e vërteta është krejt ndryshe.

Veterani i Prishtinës, ish-futbollist i Kombëtares së Shqipërisë, pas një takimi që ka patur me presidentin e klubit, Remzi Ejupi, ka vendosur të nënshkruajë kontratën e re që e mban të lidhur e skuadrën kryeqytetase edhe për një vit.

Dallku do të vijojë të jetë kapiten i Prishtinës në sezonin e tretë të eksperiencës së tij të dytë te skuadra më e titullar në Kosovë.

35-vjeçari do të mungojë për arsye pezullimi në ndeshjen e parë të sezonit të ri, pikërisht në Superkupën e Kosovës ndaj Dritës, ndeshje që do të zhvillohet më 13 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...