Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Arminia Bielefeld “kafshatë” e lehtë për Bayernin, titulli për bavarezët formalitet

Bayerni i Muynihut pret vetëm matematikën për të festuar titullin e 10-të radhazi kampion në Bundesligë. Në javën e 30-të të kampionatit gjerman, bavarezët triumfuan 0-3 në fushën e Arminias së Bielefeldit, që ishte e pafuqishme për të përballuar forcën e skuadrës së drejtuar nga Nagelsmann.

Takimi u zhbllokua që në minutën e 10-të me autogolin e Laursen, ndërsa në fundin e pjesës së parë, pikërisht në minutën e shtatë shtesë, Gnabry realizoi pas pasimit të marrë nga Joshua Kimmich.

Bayerni dominoi në lojë edhe në minutat e mbetura, derisa në minutën e 85-të Musiala realizoi të tretin dhe të fundin e takimit pas pasimit të marrë nga Lewandowski.

Me vetëm katër ndeshje të mbetura dhe me 9 pikë diferencë ndaj Dortmundit Bayerni mund të shpallet kampion matematikisht javën e ardhshme.

 

 

Lajme të tjera

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...