Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Arnautoviç drejt rikthimit në Serinë A, arrin marrëveshjen me Bolognën

Marco Arnautovic vijon përgatitjet me përfaqësuesen austriake, në kuadër të ndeshjes së fazës së 1/8-ave ku do të gjejnë përballë Italinë, vend në të cilin pritet të rikthehet gjatë verës, për të vijuar karrierën e tij si futbollist.

Sulmuesi 32-vjeçar është në fazë negociatash për prishjen e kontratës me kinezët e Shanghai SIPG dhe gjasat janë që të transferohet te Bologna, ku kërkohet me ngulm nga trajneri serb Sinisa Mihajlovic.

Mediat në Itali raportojnë se emilianët kanë një para-kontratë me sulmuesin austriak dhe pritet të bëjnë zyrtarizimin menjëherë pas përfundimit të Europianit, ndërsa te Bologna Arnautoviç pritet të marrë vendin e Rodrigo Palacios, që është me valixhe gati për t’u larguar.

Me Bolognën sulmuesi pritet të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me pagë 2.7 milionë euro në sezon, ndërsa vlen të theksohet se Arnautovic ka qenë edhe më parë pjesë e Serisë A, pasi ka veshur fanellën e Interit në sezonin 2009-2010.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...