Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Arne Slot: E di si luan Roma, nuk besoj se Mourinho do të na befasojë

Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot, në konferencën për shtypin 24 orë para finales, tha se e njeh shumë mirë lojën e Romës. Për të si trajner, do të ishte e mrekullueshme nëse ngre lart kupën.

Elozhet për José Mourinhon: “Ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm. Përveç Mourinhos, mund të përmendësh edhe më shumë trajnerë që kanë vënë firmën e tyre në një ekip dhe e kanë kombinuar atë me trofe. Kjo është jashtëzakonisht e bukur.”

Dëshira për të ngritur lart kupën: “Si trajner, është e mrekullueshme të arrish në finale, por do të jetë edhe më bukur nëse e fitojmë Conference League.”

Për Romën: “Ne kemi parë shumë ndeshje të Romës. Sigurisht, ndonjëherë trajneri bën ndonjë surprizë, por do të habitesha nëse do të hasim diçka që do të na befasojë plotësisht”.

Për momentin e Feyenordit: “Djemtë ia dolën vetë. Lojtarët duhet ta shohin këtë si një inkurajim të madh dhe jo domosdoshmërisht si presion. Por nuk duhet ta heqin plotësisht presionin. Për fat të mirë, ata nuk tregojnë ndonjë sjellje të ndryshme nga pjesa tjetër e vitit. Ne duhet të bëjmë atë që kemi bërë gjatë gjithë vitit. Ndoshta ata të luajnë me topa të gjatë. Është interesante të shihet se si lojtarët tanë do të reagojnë në këtë finale”.

Justin Bijlow, titullar në portë: “Është stërvitur me grupin për më shumë se një javë, kështu që po ecën mirë. Është bukur që pas 55 ndeshjesh i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion. Edhe Ofir bëri një punë të shkëlqyer, por Justin është zgjedhja jonë e parë dhe zgjedhja e parë e kombëtares holandeze.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...