Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Arnold me rol të ri në fushë, legjenda e Liverpool këshillon Klopp: Mos e lëviz më!

Liverpooli i këtij sezoni ka zhgënjyer maksimalisht pritshmëritë e tifozëve me të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp që kanë marrë kritika të shumta. Por, një nga ata që ka vuajtur më shumti “sulmet” e tifozerisë apo edhe opinionit sportiv në Britani, ka qenë Trent Alexander-Arnold. Lojtari i përfaqësueses së Anglisë ka çeduar në fazën defensive dhe shumë gola të kundërshtarëve kanë ardhur si gabime të 24-vjeçarit.

Megjithatë, së fundmi performance e Trent ka ardhur në rritje dhe në ndeshjen e së hënës ndaj Leeds United, anësori i djathtë shkëlqeu duke u aktivizuar në rolin e mesfushorit të krahut. Ai dhuroi dy asiste në triumfin tenistik të Liverpool ndaj Leeds me shifrat 1-6 dhe tashmë legjenda e The Reds, Jamie Carragher këshillon teknikun Klopp të mos i ndryshojë më pozicionin Arnold.

Lexo edhe:

“Trent është në rritje, unë nuk e konsideroj atë si një mbrojtës tipik sepse ai e interpreton ndryshe rolin e mbrojtësit. Unë e pashë në mesfushë ndaj Leeds dhe m’u duk më shumë i përfshirë në ndeshje, ishte në ritmin e duhur dhe po vraponte vazhdimisht. Mendoj se është roli i duhur për Arnold. Ne po shohim që Stones po bën mesfushorin te City dhe duke bërë një krahasim, them se Arnold është më i saktë në pasime se Stones.

Ndaj, në mesfushë Arnold mund të bëj shumë mirë. Për atë që unë shikoj, vetëm De Bruyne është më i mirë se Arnold në mesfushë. Trent ka shumë forcë dhe për mua nuk do të jetë kurrë mbrojtësi ideal, por detyra e stafit dhe trajnerit është ta vendosi në pozitën e duhur në fushë që ai të prekë topin dhe të ndihmoj shokët e skuadrës”, u shpreh Carragher.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...