Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Arrabal nuk mjaftohet me X, paralajmëron Skënderbeun

Barazimi “in extremis” përballë Flamurtarit dhe pauza e kampionatit erdhën në çastin e duhur për Kamzën. Skuadra po kalonte një periudhë negative dhe të paktën në aspektin psikologjik duket se gjithçka ka marrë formën e duhur. Në analizën e tij mbrojtësi Bruno Arrabal evidenton vetëm një problem, mungesën e fatit.

“Situata është pozitive sepse skuadra vjen nga një lojë e mirë, nuk kemi pasur shumë fat përsa i përket rezultateve, por në fushë kemi treguar që mund të luajmë si të barabartë me këdo kundërshtar. Shpresoj që duke filluar nga ndeshja e rradhës përveç lojës të na vijnë edhe rezultatet. E ndjej që po përmirësohemi ndeshje pas ndeshje, por tashmë na duhen pikët” 

Skënderbeu nuk është kundërshtari më i mirë i mundshëm, megjithatë braziliani nuk është gati të nënshkruajë një kontratë me shënjën “X”.

“Do të shkojmë në Korçë për ta fituar takimin, patjetër që do të jetë një sfidë e vështirë, gjithsesi shpresojmë të marrim një rezulltat pozitiv. Skënderbeu është një skuadër e fortë, por po e përsëris ne kemi lujatur mirë vetëm fati na ka munguar dhe 3 pikët janë objektivi ynë në këtë duel.”

Pavarësisht se aktualisht Kamza ka koleksionuar vetëm 7 pikë në 8 ndeshjet e para, shënjestra përfundimtare nuk ka ndryshuar drejtim, lojtarët kërkojnë pjesmarrjen në Europë.

“Besoj se mund të synojmë Europën. Kampionati është i gjatë ka ende shumë ndeshje deri në fund  dhe jam i bindur që mund të bëjmë një kampionat të mirë dhe në fund ta realizojmë këtë objektiv.”

Sezonin e shkuar Arrabal u aktivizua kryesisht në të majtë të mesfushës ndërsa në këtë edicion është vendosur në qëndër të mbrojtjes, megjithatë 26-vjeçari nuk shfaq asnjë shenjë pakënaqësie.

“Unë luaj në dy pozicione. Trajneri ka vendosur që unë të aktivizohem në qëndër të mbrojtjes. Nuk e kam aspak problem, për mua është e njëjta gjë, mjafton që të ndihmoj skuadrën”.

Kamza po vijon përgatitjet në prag të duelit me Skënderbeun që do të luhet ditën e dielë. Ne seancën e fundit nuk ka qënë i pranishëm Argjend Malaj i cili po vuan nga një dëmtim në gju, prania e tij ndaj bardhekuqve është në dyshim serioz.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...