Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Arrestohen agresorët e trajnerit të Vllaznisë

Është zbardhur dhe dokumentuar autorësia e sulmit dhe goditjes së trajnerit të “Vllaznisë”, Ernest Gjoka në Shkodër, ndërsa janë arrestuar edhe 2 autorët e ngjarjes.

Sot, strukturat e Drejtorisë Vendore dhe Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, falë një pune intensive hetimore dhe të pandërprerë, identifikuan dhe arrestuan shtetasit:

Nehat Fojleta, 19 vjeç, banues në Shkodër
Sehar Xhenje, 21 vjeç, banues në Shkodër

Arrestimi i tyre u bë pasi më 22 shkurt 2018, rreth orës 17:00, në afërsi të fushës sportive, shtetasi Nehat Fojleta është afruar duke kanosur dhe goditur trajnerin e ekipit të futbollit “Vllaznia”.

Më pas ai është larguar me mjetin tip “Benz” me targa AA 282 KR. Drejtues mjeti ka qenë shtetasi Sehar Xhenje, i cili ka ndihmuar të largohen nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti që shërbeu për largimin e autorit të dyshuar pas sulmit. Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, po punohet intensivisht për zbardhjen e motiveve dhe qëllimit të kësaj ngjarjeje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka u sulmua me thikë pasditen e 22 Shkurtit, menjëherë pas përfundimit të seancës stërvitore me skuadrën, në fushën sportive ‘Reshit Rusi’, të qytetit të Shkodrës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...