Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Arrestohet Marco Verratti, drejtonte makinën i dehur

Mesfushori italian i Paris Saint Germain, Marco Verratti është arrestuar nga policia e kryeqytetit francez, rreth orës 3 të mëngjesit të ditës së sotme.

Sipas “L’Equipe”, mesfushori u gjet duke drejtuar makinën nën ndikimin e alkoolit, testi i të cilit rezultoi me një prani prej 0.49 mg/l gjak.

Verratti ka qëndruar për disa orë në qeli, ndërsa më pas është thirrur për të dhënë dëshminë, ndërsa pritet të përballet me një pezullim të gjatë të lejes së drejtimit.

Pak orë më vonë ka reaguar edhe klubi i PSG-së, që nëpërmjet një komunikatë njoftoi se Verratti ka kërkuar ndjesë para trajnerit dhe skuadrës, por gjithsesi do të përballet me një gjobë të majme, pasi ka shkelur detyrimin për të qenë shembull brenda dhe jashtë fushës së futbollit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...