Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Arrestohet presidenti karizmatik i Sampdorias, jep edhe dorëheqjen

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero është arrestuar pasditen e sotme nga Guardia Di Finanza në Itali, pasi akuzohet për krim ekonomik dhe faliment.

Numri një i klubit gjenovez është arrestuar në një hotel në Milano dhe tashmë është pas hekurave, ndërsa mediat italiane bëjnë me dije se në hetime nuk është i përfshirë Sampdoria.

Ndërkohë, për vetëm pak pas arrestit, Ferrero dha dorëheqje në mënyrë të menjëhershme nga posti i tij në klubin e Sampdorias, lajm që u shpërnda nëpërmjet një komunikate zyrtare.

Bashkë me Ferreron janë arrestuar edhe dy menaxherë të lartë të kompanive në pronësi të tij, ndërsa në orët e ardhshme pritet të dalin të tjera detaje nga operacioni që çoi pas hekurave kreun e klubit të Sampdorias.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...