Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Arrestohet Semedo, akuza të rënda mbi mbrojtësin e Villarealit

Një histori e trishtë vjen nga Spanja, ku Ruben Semedo, mbrojtës i Villarealit u arrestua mëngjesin e së martës nga Guardia Civil e Valencias, me akuzën e heqjes së lirisë së një personi duke përdorur armë zjarri, si dhe për grabitje. Lojtari portugez, me ndihmën e disa personave të tjera, ka marrë peng një burrë duke e çuar në shtëpinë e tij në Betera për ta bindur që t’i dorëzojë çelësat e shtëpisë, të cilën më pas e kanë grabitur.

Siç bëhet rindërtimi i ngjarjes, hetimet janë hapur në sajë të një denoncimi të bërë  në 12 shkurt nga një person që është paraqitur në komisariatin e Policisë Kombëtare Spanjolle me paterica, dhe me dëmtime të dukshme në trup. Viktima që në ballafaqim ka njohur Semedon dhe kushëririn e tij, ka treguar se është sekuestruar, lidhur dhe rrahur. Një bashkëpunëtor i të akuzuarve ndërkohë ka qëlluar madje dhe disa herë me pistoletë për ta bindur viktimën që t’iu dorëzohente çelësat e shtëpisë dhe adresën e banesës së tij, që më pas është gjetur e boshatisur.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...