Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Arrihet akordi, Bayerni investon 50 mln € në Serie A

Kim Min-jae ishte një ndër surprizat e bukura të Napolit në sezonin e fundit. Mbrojtësi potent nga Korea e Jugut, të cilin kampionët e Italisë e siguruan nga Fenerbahce për 18 milionë euro, bëri shumë mirë në vitin e parë në Itali.

26-vjeçari formoi një dyshe të fortë me Amir Rrahmanin në qendër të prapavijës, duke i dhënë forcë dhe siguri skuadrës së Napolit. Që dominoi kampionatin italian dhe meritoi plotësisht fitimin e titullit kampion pas 33 vitesh.

Lexo edhe:

Kim është prej kohësh në shënjestër të Bayern Munchen, që pritet të shesë Lucas Hernandez te PSG-ja. Për lojtarin aziatik interesohet edhe Manchester United, por ai ka zgjedhur kampionët e Gjermanisë.

Drejtuesit e Bayernit do të paguajnë klauzolën (50 milionë euro), teksa kanë arritur edhe akordin total me agjentin e qendërmbrojtësit. Kim do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me klubin bavarez.

Nga e cila do të përfitojë rreth 10 milionë euro neto në sezon. Ndërkohë që një komision të madh nga ky operacion do të fitojë edhe menaxheri i lojtarit.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...