Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Arrihet akordi, Cancelo te M.City për 50 mln euro!

Aventura e Joao Cancelos te Juventusi zgjati vetëm një sezon, pasi largimi i tij tashmë është vendosur. Mbrojtësi i krahut të djathtë i cili zhvilloi një sezon pozitiv te bardhezinjtë është vetëm një hap larg transferimit te Manchester City. Dy klubet e kanë arritur marrëveshjen mes tyre për shumën e 50 milionë eurove, me Juventusin që pritet të përfitojë 10 milionë euro më tepër duke patur parasysh që shpenzoi 40 milionë euro për ta blerë Cancelon nga Valencia, një vit më parë, menjëherë pasi drejtuesit e Interit nuk aplikuan opsionin e blerjes. Pep Guardiola e donte me çdo kusht portugezin dhe do ta ketë në dispozicion në nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri, ndërkohë që në këtë operacion merkatoje nuk do të përfshihet si shkëmbim asnjë futbollist tjetër edhe pse fillimisht u përfol për Danilon.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...