Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Arrihet akordi Inter-PSG për Hakimin, transferimi në Francë çështje orësh!

Aventura interiste e Achraf Hakimit përfundon zyrtarisht këtë të hënë. Anësori nga Maroku ka programuar në Paris ritualin e vizitave mjekësore para se të hedhë firmën në kontratën që do ta lidhë me PSG, deri në 2026 dhe falë së cilës do të përfitojë 8 milionë euro plus 2 të tjera në formë bonusesh në sezon për 5 vitet e ardhshme. Inter ndërkohë mund të rregullojë bilancin duke arkëtuar 60 milionë euro, plus 10 milionë të tjera në formë bonusesh për një total prej 70 milionësh. Në vecanti për sa i përket bonuseve, 8 milionë janë lehtësisht të arritshëm, ndërsa dy të tjerët edhe pse jo të sigurt por që mund të arkëtohen.

Me shitjen, edhe pse të dhimbshme të Hakimit, Interi mund të sigurojë një frymëmarje financiare dhe të nisë një fushatë blerjesh që natyrshëm duhet të nisë nga zëvendësimi i futbollistit nga Maroku me Marottën dhe Ausilion që po analizojnë profile të ndryshme,nga Zappacista e Lazzari që kërkohen shumë nga Simone Inzaghi, deri te Dumfries. Pas kësaj nuk mbetet tjetër vecse për të kuptuar nëse shitja e Hakimit ka qenë e vetmja shitje e nevojshme, apo nëse do të merren në konsidertarë edhe oferta të rëndësishme për lojtarë të tjerë, duke nisur nga Lautaro Martinez, një lojtar që për momentin duket se gjasat janë që të qëndrojë te Inter.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...