Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Arrihet akordi me anglezin, Mourinho merr lajmin e mirë pas fitores

Roma fitoi 1-0 gjysmëfinalen e parë të Europa League përballë Bayer Leverkusen. Goli i 20-vjeçarit Bove afron skuadrën e Jose Mourinhos me kalimin në finalen e madhe që do të luhet në “Puskas Arena” të Budapestit.

Ndërkohë, te Roma presin zyrtarizimin e rinovimit me Chris Smalling. Mbrojtësi anglez mungoi përballë “Aspirinave” për shkak të tërheqjes muskulore që e mban jashtë fushave prej 20 prillit.

Agjenti i tij, James Featherstone ishte i pranishëm në “Olimpico”. Sot postoi një videostory nga Trigoria, qendra stërvitore e Romës.

Lexo edhe:

Shtypi italian shkruan se marrëveshja e rinovimit është arritur dhe tani pritet vetëm firma e lojtarit mbi kontratën e re.

33-vjeçari anglez do të jetë pjesë e klubit kryeqytetas deri në vitin 2025. Pagës së tij sezonale (rreth 3.8 milionë euro në sezon) do t’i shtohen bonuset në bazë të numrit të ndeshjeve që do të luajë.

Smalling është pjesë e Romës prej verës së vitit 2019. Sezonin e parë e kaloi i huazuar në Serie A, më pas verdhekuqtë e bënë të vetin për 15 milionë euro.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...