Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Arrihet akordi për shkëmbimin e vitit mes Milanit dhe Juves

Leonardo Bonucci te Juventusi dhe Gonzalo Higuain e Mattia Caldara te Milani. Mega shkëmbimi mes bardhezinjëve dhe kuqezinjëve është shumë pranë realizimit. Te kampionët e Italisë do të rikthehet qëndërmbrojtësi i shumëkërkuar nga Massimiliano Allegri për të përforcuar repartin e tërhequr i cili në sezonin e fundit pa Bonuccin në skuadër duhet të thënë se kishte probleme pasi Juventusi pësonte më shumë se zakonisht, ndërkohë që Milani edhe pse do të largojë nga skuadra kapitenin do të marrë në ekip sulmuesin që i ka munguar prej kohësh, një goleador të lindur si Gonzalo Higuain dhe një mbrojtës shumë të talentuar dhe me prespektivë që pikërisht me Alesio Romagnolin do të formojë dyshen e qëndër së mbrojtes të kombëtares italiane, pikërisht Mattia Caldarën. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane për të shmangur interesimin e Chelsea-it për Gonzalo Higuain me Sarrin që e do në skuadrën e tij El Pipitan, Leonardo drejtori i ri i përgjithshëm i kuqezinjëve ka bërë ofertën e duhur që ka kënaqur drejtuesit e Juves, ndërkohë që ai mes Bonuccit dhe Caldarës do të jetë një shkëmbim kokë me kokë pasi vlera e të dy lojtarëve në treg është e njëjtë rreth 35 milionë euro. Përsa i përket Higuain Milani do të derdhë në arkat e bardhezinjëve 15 deri në 20 milionë euro për huazimin 1-vjeçar me detyrim blerjeje për 35 milionë euro, për një total prej 50 deri në 55 milionë euro aq sa edhe Juventusi vlerëson kartonin e argjentinasit.Me kalimin te kuqezinjtë El Pipita jo vetëm që do të ketë të sigurtë vendin në formacionin titullar por do të ruajë edhe pagën e tij prej 7,5 milionë eurosh në sezon. Juventusi nga ana tjetër ka marrë ok-in nga agjenti i Bonuccit me mbrojtësin që ka pranuar të ulë pagën prej 10 milionë eurosh për t’u riveshur bardhezi, ndërkohë që Caldara nuk ka dyshime për kalimin e tij te Milani pasi te 7-herë kampionët e Europës ndryshe nga çfarë mund të ndodhë te Juventusi do të mund të luajë rregullisht.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...