Featured

Arrihet akordi/ Tottenham gëzon Conten, i dhuron një “raketë” në sulm

Adama Traore do të jetë dhurata e drejtuesve të Tottenham për Antonio Conten. Trajneri italian pret përforcime në këtë seksion të merkatos dhe i përzgjedhuri është sulmuesi i djathtë i Wolves.

25-vjeçari spanjoll, i cili ka zhvilluar 8 ndeshje me kombëtaren iberike, ka gjetur akordin me drejtuesit e klubit londinez, ndërkohë që këta të fundit po bisedojnë me Wolves.

“Raketa” e krahut pritet të transferohet nën urdhrat e Contes në huazim deri në fund të sezonit, teksa në marrëveshje do të përfshihet detyrimi i blerjes së tij në verë për një shumë që nuk është përcaktuar akoma.

Traore ka shënuar vetëm një gol në kampionat me “Ujqit” këtë sezon. Ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar, por Tottenham ka vepruar më shpejt se të tjerët, duke e bindur të vijojë karrierën në “Tottenham Hotspur Stadium”.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency