Hipoteza e rikthimit në Serinë A për Manolo Gabbiadinin bëhet konkrete. Pas një aventure pothuajse 2-vjeçare në Premier Legaue me Southampton, sulmuesi 27-vjeçar do të veshë sërish fanellën e ekipit ku ka shkëlqyer më shumë, Sampdoria. Këta të fundit fituan garën mes ekipeve italiane për ta rikthyer Gabbiadinin në vendlindje me një ofertë prej 3 milionë eurosh për huazimin dhe 9 milionë euro për blerjen e detyrueshme të lojtarit në korrik. Sulmuesi italian do të firmosë deri në vitin 2023 kontratën e re teksa ardhja e tij do të shoqërohet me largimin e Kownackit ose Defrel.