Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Arrihet marrëveshja me Pochettinon, PSG pret fituesin e trefishtë të Championsit

Paris Saint-Germain's Argentinian head coach Mauricio Pochettino reacts during the French L1 football match between Paris-Saint Germain (PSG) and Lens (RCL) at The Parc des Princes Stadium in Paris on April 23, 2022. (Photo by Alain JOCARD / AFP) (Photo by ALAIN JOCARD/AFP via Getty Images)

Mauricio Pochettino ka arritur marrëveshjen me Paris Saint-Germain për t’u larguar nga klubi francez përpara se të nisin përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Trajneri argjentinas ka qenë në krye për 18 muaj dhe e udhëhoqi klubin drejt titullit të Ligue 1 në sezonin e tij të parë të plotë, duke përfunduar 15 pikë përpara Marsejës së vendit të dytë. Por eliminimi në Champions League nga Reali i Madrid në 1/16 ishte një faktor marrëveshjen mes palëve që Pochettino të largohet nga Parisi.

Ish-trajneri i “Spurs”-ave dhe drejtuesit e PSG-së u takuan javën e kaluar dhe u vendos se do të ishte më mirë për të gjitha palët që rrugët të ndaheshin.

Zinedine Zidane është kandidati kryesor për të zëvendësuar Pochettinon. Drejtuesit e Parisit e kanë prioritet emërimin e një trajneri me një histori të provuar suksesi në Ligën e Kampionëve.

Jose Mourinho është gjithashtu në shqyrtim nëse nuk arrihet të bindet Zidane, ndërkohë që trajneri i Nice, Christophe Galtier, ka admirues brenda hierarkisë së PSG-së.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...