Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Arrihet marrëveshja për shkëmbimin Cancelo-Danilo, ja shumë që përfiton Juvja

Juvetusi përshëndet Joao Cancelon dhe është gati të presë Danilo Luiz da Silvan, i njohur shkurt si Danilo. Thuasje gjithçka është mbyllur për shkëmbimin e futbollistëve e për çëshje orësh, ose maksimumi ditësh, pasi merkatoja në Angli mbyllet më 8 gusht, marrëveshja do të zyrtarizohet.

Nga ky shkëmbim, Juventusi do të përfitojë edhe 30 milionë euro, pasi portugezi ka një vlerë më të lartë se braziliani, ish-mbrojtës i Realit të Madridit.

Bisedimet vijonin prej kohës, por drejtuesi i Juventusit, Paratici, vetëm në ditët e fundit ka ulur disi pretendimet për shumën që Manchester City duhet të paguajë. Edhe Danilo tashmë e ka pranuar ofertën e Juventusit për një kontratë 5-vjeçare dhe me një pagë poshtë 5 milionë euro në sezon (këtë shifër përfiton te Citizens).

Vetëm pas një sezoni Cancelo largohet nga Juventusi, për të qenë nën urdhrat e Guardiolës. Ai mund të bënte shumë mirë në futbollin sulmues të Sarrit, por prevaluan arsyet ekonomike para atyre teknike. Sarri gjithsesi do të ketë në dispozicion një anësor me tipare sulmuese, por që do t’i duhet kohë të arrijë formën e duhur, pasi ka luajtur pak sezonin e kaluar.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...