Kategoria Superiore

Tirana shkarkon Ze Marian, ja kush pritet ta zëvendësojë!

Ze Maria nuk është më trajner i Tiranës. Në shtëpinë bardheblu dilemat kanë marrë fund. Presidenti i klubit, Refik Halili ka vendosur shkarkimin e teknikut brazilian, për të tentuar një nisje të re të skuadrës që ka zhgënjyer në sezonin e rikthimit në Kategorinë Superiore pavarësisht pritshmërive të shumta.

Burime pranë klubit bardheblu kanë konfirmuar për Supersport lajmin e shkarkimit të trajnerit që nuk ka mundur të rezistojë pavarësisht kontratës së majme që e lidh me 24-herë kampionët. Te Tirana kanë vendosur të thonë boll, pavarësisht kostos financiare të shkarkimit me teknikun, me të cilin ishte tentuar më parë një ndarje konsensuale që nuk është pranuar nga trajneri.

Pozitat e Ze Marias u lëkundën që në javët e para të kampionatit dhe morrën një goditje të fortë pas humbjes në derbi, tekniku arrriti të rezistojë duke u mbështetur pikërisht te kontrata që e lidhte me klubin, por humbja me fundit me Laçin, ka rezultuar pika që derdhi kupën e durimit te Tirana. Ze Maria paguan në këtë mënyrë rezultatet e dobëta në drejtimin e Tiranës në Kategorinë Superiore, ku në 8 ndeshje bardheblutë kanë fituar vetëm 2 ndërsa kanë humbur 4 të tjera.

Braziliani ishte trajneri i fundit i huaj i mbetur në Superiore, pasi para tij u largua dhe Milos Kostic nga drejtimi i Luftëtarit. Te Tirana tani mendojnë të nisin një kurs të ri, ku me shumë mundësi do të jetë një njeri i shtëpisë bardheblu, pikërisht Ardian Mema, trajneri i ri që do të drejtojë 24-herë kampionët.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top