Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Arrihet marrëveshja, Yerry Mina dhe Andre Gomes tek Evertoni

Yerry Mina dhe André Gomes do të jenë futbollistë të Evertonit sezonin e ardhshëm. Të dy lojtarët po zhvillojnë testet mjekësore në një klinikë në Barcelonë, para se të zyrtarizohen nga klubi anglez. Mbrojtësi kolumbian do të shitet përfundimisht nga “blaugranat”, ndërsa transferimi i Andre Gomesit do të jenë në formë huazimi.

Në rastin e Yerry Minas, Barcelona priti deri në momentin e fundit një ofertë zyrtare nga Manchester United (shpresonte në blerjen e Paul Pogbasë), por ajo nuk erdhi kurrë, ndaj me këmbënguljen e trajner Marco Silva do t’i bashkohet skuadrës nga “Goodison Park”, duke hedhur poshtë ofertën e Lyonit në Francë.

Gjatë bisedimeve mes Barcelonës dhe Evertonit për Yerry Minan klubi anglez kërkoi që të huazonte edhe portugezin, që nuk arriti të bindte trajnerin Ernesto Valverde që të qëndronte në “Camp Nou”. Për mesfushorin pati interes konkret edhe nga west Hami, por ai vendosi të ndiqte Yerry Minan tek Evertoni.

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...