Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Arrin akordin me lojtarin/ Bayern nuk tërhiqet, gati oferta e tretë për Mane

Largimi i Robert Lewandowskit nga Bayern Munich tashmë duket i pashmangshëm dhe për këtë arsye kampionët e Gjermanisë duan me patjetër ta zëvendësojnë polakun me yllin e Liverpool, Sadio Mane-n.

Pasi klubi i “The Reds” refuzoi dy ofertat e kampionëve të Gjermanisë, prej 21 milionë dhe 30 milionë paund, pasi për kartonin e 30-vjeçarit nuk pranon shifër më të ulët së 42.5 milionë paund, bavarezët kanë përgatitur një ofertë të tretë.

Mediet gjermane raportojnë se Bayern do t’i ofrojë klubit anglez 34.70 milionë paund dhe më tej shtojnë se kjo ofertë do i bëhet Liverpool-it në ditët në vijim.

Më tej bavarezët raportohet se kanë arritur akordin për tre vite kontratë me lojtarin dhe tashmë pritet vetëm aprovimi i klubit anglez.

Mane ka kontratë deri në verën e 2023-shit me Liverpool dhe vetëm në sezonin e fundit ka shënuar 23 gola dhe ka dhënë 5 asiste në të gjitha kompeticionet, ndaj klubi i “The Reds” do kërkojë të marrë maksimumin nga kartoni i 30-vjeçarit për këtë arsye deri më tani nuk ka pranuar asnjë ulje të çmimit të vendosur.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...