Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europë

Arrin rekordin e Kluivert, Depay ngjitet në podium e golashënuesve të Holandës

Memphis Depay - Holandë

Me dygolëshin e realizuar mbrëmjen e djeshme ndaj Belgjikës, në ndeshjen të cilën Holanda e fitoi me rezultatin 1-4, Memphis Depay ngjitet në podiumin e golashënuesve të të gjitha kohërave të kombëtares së vendit të tij.

Sulmuesi i Barcelonës ka parakaluar Patrick Kluivert, me 41 gola dhe tani synon të kapë edhe shifrën e Klaas-Jan Huntelaar, i cili ka shënuar 42 gola. Vendin e parë në podiumin e golashënuesve më të mirë të përfaqësueses holandeze e mban Robin van Persie, me 50 gola të realizuar.

28-vjeçari është në top-formë dhe shumë i dëshiruar kur bëhet fjalë për kombëtaren, ndërsa kur bëhet fjalë për Barcelonën situata e sulmuesit është disi në pikëpyetje. Kjo pasi, pavarësisht faktit që ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 38 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duket se Depay nuk ka rol kryesor te planet e Xavit dhe largimi i tij nga katalanasit duket shumë i mundshëm, duke ditur edhe që kontrata mes palëve përfundon verën e 2023-shit.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...