Conference League

“Arritëm në të bukurën Shqipëri”, avioni i Feyenoord mbërrin në aeroportin “Nënë Tereza”

Feyenoord është klubi i parë që ka mbërritur në Shqipëri në kuadër të finales së Conference League. Holandezët do të sfidojnë të mërkurën në orën 21:00, Romën teksa kërkojnë të ruajnë traditën e finaleve teksa deri më tani kanë fituar në të treja rastet kur kanë luajtur një të tillë.

Njoftimin për mbërritjen e roterdamasve e ka dhënë nëpërmjet Twitter vetë faqja zyrtare e holandezëve në këtë rrjet social, shoqëruar me shkrimin e veçantë “Arritëm në të bukurën Shqipëri”. Kujtojmë se për finalen që do të zhvillohet në Air Albania, ka një kuriozitet të lartë dhe pritet që në Tiranë të mbërrijnë qindra mijëra persona.

 

 

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency