Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Arritje historike për Atalantën, Perrcassi planifikon përforcime

Sigurimi i pjesëmarrjes në grupet e Ligës së Kampionëve ishte një arritje historike për Atalantën sezonin e kaluar, por ëndrra e klubit zikaltër vazhdon, pasi arriti të kualifikohet për në fazën e 1/8-ave të këtij kompeticioni.

Presidenti Percassi dhe trajneri Gasperini jaën arkitektët e këtij suksesi të klubit, që çdo sezon e nis me pretendimin minimal që të sigurojë mbijetesën, por 2-3 vitet e fundit ka treguar se mund të shkojë shumë lart e të bëjë befasi.

Vetë Percassi pranon se objektivi vijon të mbetet i njëjti, sigurimi i mbijetesës sa më shpejt, ndërsa shton se çdo arritje tjetër e Gasperinit me djemtë e tij, është një mrekulli që meriton të duartrokitet.

Nga ana tjetër, presidenti dhe drejtuesit e klubit e dinë rëndësinë e fazës së 1/8-ave dhe milionat që fitohen atje, ndaj po planifikojnë të përforcojnë ekipin gjatë merkatos së janarit, për të mundësuar një përfaqësim dinjitoz.

Kështu kanë nisur negociatat me Milanin, për rikthimin në Bergamo të mbrojtësit Mattia Caldara, që njeh në perfeksion lojën e Gasperinit dhe nuk do t’i duhej aspak kohë për t’u ambientuar e zbritur në fushë si titullar.

I larguar nga Atalanta verën e 2018-ës, Caldara ka kaluar një periudhë vërtetë problematike, duke pësuar dy dëmtime radhazi, por duket se tani ka lënë gjithçka pas krahëve dhe është gati të rikthehet në fushë.

Përveç Caldarës, te Atalanta presin me padurim edhe rikuperimin e sulmuesit kryesor Duvan Zapata, mungesa e të cilit ka peshuar jo pak, ndërsa Percassi i ka premtuar Gasperinit edhe një surprizë për vitin e ardhshëm, me qëllim që të tentohet avancimi sa më shumë në fazën me eliminim të Championsit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...