Europa League

Arsenal, AZ e Benfica bëjnë detyrën, Politano nderon Napolin, Olayinka ndëshkon Leverkusenin

Arsenali ka marrë fitoren e dytë radhazi në Europa League, pasi ka mposhtur Dundalkun me rezultatin e pastër 3-0 dhe është ngjitur në krye të grupit me 6 pikë të plota.

Nketiah dhe Willock shënuan dy gola në fundin e pjesës së parë, ndërsa më pas ishte Pepe që shënoi në fillimin e të dytës, duke vulosur rezultatin 3-0 në favor të “topçinjve”.

Një gol i Matteo Politanos në minutën e 56′ i dha tre pikët e para në Europa League Napolit, që triumfoi me rezultatin minimal 0-1 në transfertën baske ndaj Real Sociedad. Fitore me kosto kjo e djemve të Gattusos, pasi Insigne u dëmtua dhe la fushën e lojës në pjesën e parë, ndërsa Osimhen erdhi nga pankina, por la skuadrën me 10 futbollistë pasi u ndëshkua me karton të kuq në minutat shtesë.

Pasi fituan në mënyrë të befasishme 0-1 në “San Paolo” ndaj Napolit, holandezët e Az Alkmaar regjistruan suksesin e dytë europian mbrëmjen e sotme, duke mposhtur me rezultatin e thellë 4-1 kroatët e Rijekës, ndërsa edhe PSV Eindhoven fitoi 1-2 në Qipro përballë Omonias.

Nuk zhgënjyen as portugezët e Benficës, që mposhtën me rezultatin e pastër 3-0 belgët e Standard Liezh. Mesfushori Pizzi shënoi dy herë për Benficën, ndërsa sulmuesi Waldschmidt vulosi suksesin.

Pasi i dha fitoren Romës në transfertën zvicerane ndaj Young Boys, Marash Kumbua luajti sërish si titullar mbrëmjen e sotme ndaj bullgarëve të CSKA-së së Sofies, por u mjaftua vetëm me zbatimin e saktë të detyrave mbrojtëse, pasi verdhekuqtë nuk shkuan përtej barazimit pa gola.

Në sfidat e tjera, Rangers mposhti me rezultatin minimal 1-0 polakët e Lech Poznan, ndërsa Bayer Leverkusen humbi 1-0 në transfertën ndaj Slavias së Pragës, në njē ndeshje ku gjermanët luajtēn për shumë minuta me 10 futbollistë dhe golin e vetëm e shënoi ish sulmuesi i Skënderbeut, Peter Olayinka.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency