Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Arsenal “bën me zemër” Artetën, mund pas 11 vitesh Wolves-in në shtëpi

Tjetër sukses, por Arsenal të bën me zemër. Skuadra e Mikel Artetës ruan ecurinë pozitive në Premier League, pasi mori fitoren e tretë radhazi përballë Wolves, me një përmbysje të kompletuar në kohën shtesë.

Ndeshja nisi në malore për “topçinjtë”, pasi Wolves kaloi shumë shpejtë në avantazh falë realizimit të Hwang në minutën e 10-të. Koreano-jugori perfitoi në maksimum, pas një gabimi të Gabriel në mbrojtje. Një goditje e fortë për vendasit, që pavarsisht dominimit të lehtë në lojë, goditjen e parë në portën e Jose Sa e dërguan në minutën e 33-të me Lacazete.

Në pjesën e dytë, Arsenal diktoi përsëri ritmin, por pa pasur saktësinë e duhur përpara portës së Jose Sa.  Aktivizimi i Nicolas Pepe, ndryshoi “fytyrën” e Arsenal në sulm dhe ishte pikërisht 26-vjeçari, i cili solli ekuilibrat në “Emirates Stadium” me golin e realizuar në minutën e 82-të. Një finalizim, i cili i dha moralin e duhur vendasve dhe nxorri jashtë “binarëve” kundërshtarin. Një moment të tillë, skuadra e Artetës e shfrytëzoi në maksimum, pasi në minutën e 5-të shtesë, Lacazette realizoi golin e përmbysjes duke çuar në delir vendasit. Një përmbysje për të treguar forcën e karakterit dhe tani më, Arsenal me këtë sukses, prek vendin e 5-të në renditje në koutën e 45 pikëve, ndërsa Wolves mbetet në vendin e 7-të me 40 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...