Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Arsenal gati të ndalë vrullin e Man. City-t, Barca pret Cadizin, PSG përballet me Monaco

Me 17 fitore radhazi, 12 prej të cilave në kampionat, Manchester City është shkëputur në krye të renditjes së Premier League dhe ka vrarë garën për titullin kampion, teksa dilema e vetme tani është kush do të ndalë ecurinë pozitive të “citizens”.

Pas sfidave ndaj Tottenhamit e Evertonit, të besuarit e Pep Guardiolës do të udhëtojnë sërish drejt Londrës, këtë herë për t’u përballur me Arsenalin, ndoshta i vetmi kundërshtar që në letër mund t’u hapë punë.

“Topçinjtë” drejtohen nga Mikel Arteta, ish ndihmës i Guardiolës te “citizens”, i cili i njeh mirë sekretet e mësuesit të tij, por edhe të futbollistëve kundërshtarë, ndaj do të provojë t’u ndalë vrullin sot.

Për më tepër, Arsenali ka mbetur shumë mbrapa në renditje dhe është e dënuar të fitojë sa më shumë ndeshje, për të siguruar të paktën një vend në zonën europiane të renditjes, pasi në të kundërt sezoni mund të quhej i dështuar.

Interesant është fakti se 7 përballjet e fundit për kampionat janë fituar nga Manchester City, që sot ka në dyshim lojtarin më në formë të momentin, mesfushorin turko-gjerman Ilkay Gundogan, i cili ka shënuar shpesh në javët e fundit.

Sfida mes Arsenalit dhe Tottenhamit do të startojë në orën 17:30 në “Emirates Stadium” dhe do të transmetohet live në ekranin e Supersport 1, ndërsa në mbrëmje do të vijë edhe përballja tjetër e kampionatit anglez, ajo mes Manchester United dhe Necastle.

Kampionati spanjoll do të vijë me sfidën Barcelona-Cadiz, e cila do të startojë në orën 14:30 dhe në mbrëmje me përballjen Athletic Bilbao-Villareal. Natyrisht që vëmendja maksimale do të jetë në “Camp Nou”, ku pas humbjes ndaj PSG-së në Champions, katalanët do të provojnë të rikthehen te fitorja, për të ndezur shpresat për titullin kampion.

Kampionati francez do të vijë me përballjen mjaft interesante mes PSG-së dhe Monacos, e planifikuar për t’u zhvilluar në orën 21:00, ndërsa në kampionatin holandez spikat sfida PSV-Vitesse, e cila do të startojë në orën 16:45 në ekranin e Supersport 4.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...