Jurrien Timber, një hap larg kalimit te Arsenali. “Topçinjtë” e Londrës kanë arritur akordin personal me qendërmbrojtësin e Ajaxit dhe tashmë pritet vetëm marrëveshja mes klubeve për të zgjidhur marrëveshjen e plotë. Oferta e parë e londinezëve prej 35 milionë eurosh u refuzua nga klubi historik i Holandës, megjithatë dëshira e Mikel Artetës për të pasur në skuadër 22-vjecarin bëri që drejtuesit e Arsenalit t’i propozonin një tjetër çmim më të lartë “Harkëtarëve”.
Siç raporton eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, Ajax do të bie dakord për një shifër ndërmjet 45-48 milionë eurosh për lojtarin e kombëtares holandeze. Në vitet e fundit, Timber ka qenë një prej futbollistëve më të spikatur të Ajaxit, ku ka dhënë një kontribut të veçantë në fitimin e disa titujve kampionëve dhe kupave në Holandë.
Lexo edhe:
- Një moldav për Vllazninë, luajti titullar edhe ndaj Shqipërisë
- VIDEO/ Gjashtë minuta për golin e fitores, Vrioni rikthehet protagonist në Amerikë
- Sulmuesi i kombëtares bëhet me skuadër të re, prezantohet te kampionët
- I kënaqur nga impenjimi dhe guximi i futbollistëve, Sylvinho: Shoh detajet, kemi lojtarë inteligjentë
22-vjecari shquhet për qetësinë e tij me topin dhe organizmin e lojës nga mbrojtja, cilësi që vlerësohen shumë nga Arteta, që dëshiron të krijojë një identitet të qartë në Emirates, me futboll të bukur dhe pasime të shumta.
Jurrien Timber u kërkua nga Manchester United në sezonin e shkuar, por në fund “Djajtë e Kuq” zgjodhën “homologun” e tij të Ajaxit, Lisandro Martinez, dhe pavarësisht dëshirës së Ten Hag për t’u ribashkuar përsëri me Timber në Old Trafford, Arsenali u tregua më i shpejtë në tratativa dhe e bindi holandezin të zgjedhë kryeqytetin, ndërsa në ditët në vijim pritet të zgjidhen detajet e fundit mes klubeve.
