Arsenali i është bashkuar garës për sulmuesin e Red Bull Salzburg, Noah Okafor. Ata e shohin si një mundësi për të përforcuar sulmin për sezonin e ardhshëm.
Lexo edhe:
- Verë “e nxehtë” për Inter, dy emrat e parë që dëshiron të afrojë
- FOTO/ “Reali e Barça nuk do të fitojnë asgjë në të ardhmen me Benzema e Lewandowski-n”
- VIDEO/ “Divorcohen” Tottenham-Conte, mungon vetëm zyrtarizimi
- VIDEO/ “Arbitër, arbitër…”, tifozët e Flamurtarit kore ofenduese ndaj kryesorit, bllokojnë hyrjen
Në garë për 22-vjeçarin janë dhe klubet e Milanos, Milan dhe Inter. Këto të fundit janë gati të ofrojnë deri në 25 milion paund, aq sa kërkon klubi austriak. Gjithsesi nuk do e kenë të lehtë, pasi në Londër Okafor nuk kërkohet vetëm nga Arsenali.
West Ham United dhe Tottenham gjithashtu kanë shfaqur interes për shërbimet e sulmuesit, i cili sezonin e fundit ka shënuar në kampionatin austriak 7 gola në 19 ndeshje.
