Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Arsenal-Manchester United, aty ku barazimi nuk mjafton, spektakli i garantuar!

Emirates Stadium do të jetë arena ku Arsenali do të mirëpresë Manchester United, në duelin që vlen më shumë se 3 pikët, pasi suksesi për njërin prej ekipeve do t’i jepte atyre mundësinë të renditeshin në zonën Champions. 2019-ta ka nisur mirë për “Topçinjtë e Londrës” me plot 5 fitore, por në krahun tjetër Solskjaer dhe Manchesteri i tij po zhvillojnë ndeshje të çmendura, e fundit ndaj PSG ishte një arritje fenomenale e “Djajve të Kuq” dhe që sigurisht i ka karikuar jo pak për duelin e kësaj të diele.

Në transfertë United ndihet komod dhe këtë e reflektojnë sukseset e arritura plot 8 fitore rradhazi në të gjithë kompeticionët ku ata marrin pjesë. Hera e fundit kur United humbiste në Premier League, ishte 16 dhejtori i vitit të kaluar ndaj Liverpollit dhe asokohe në stol ishte Jose Mourinho. Moment pozitiv mund të thuhet edhe për Arsenalin pavarësisht se në takimin e tyre të fundit në derbin e Londrës ndaj Tottenhamit nuk mundën dot të shkonin më shumë sesa një barazim.

Problem për Solsjkjaer janë mungesat e Sanchez , Valencia, Mata dhe Lingard. Sidoqoftë ajo që ka treguar Manchester United në epokën Solsjkjaer është vërtet e paimagjinueshme, teksa përballë ka një tjetër mision të vështirë që duhet ta kalojë. Për Arsenalin një tjetër sezon jashtë Championsit do të ishte dështim. Sidoqoftë përtej çdo analize forma e Arsenalit dhe  Manchester United rezervon një spektakël të vërtetë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...