Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Arsenal me sytë nga City, skuadra e Guardiolës asnjë humbje në kampionat që nga dhjetori

Arsenal dhe Manchester City duken të destinuara për të dueluar mes tyre deri në javën e fundit të këtij edicioni të Premier League. Kur kanë ngelur dhe 2 javë nga fundi, “Topçinjtë” kryesojnë kampionatin anglez me 83 pikë, një më tepër se Manchester City, që ka një ndeshje më pak. Skuadra e Mikel Artetës dëshiron të realizojë atë çka nuk e arriti një sezon më parë, por përpara është e njëjta pengesë.

Të besuarit e Pep Guardiolës janë një makineri e vërtetë dhe sidomos në Premier Legaue kanë treguar “muskujt” ndaj kujdo që i ka dalë përpara në javët e fundit. “Citizens” do të luajnë dhe tre ndeshje deri në fund, dhe nëse marrin 9 pikë atëherë do të parakalonin kyresuesit aktual e do të ruanin kurorën e kampionit.

Lexoni edhe:

Nga data 10 dhjetor Manchester City nuk ka pësuar asnjë humbje në kampionat dhe sipas kuotimeve konsiderohet favorit, edhe pse aktualisht është i dyti. Më thjeshtë, Arsenali edhe nëse merr maksimumin ndaj Manchester United dhe Evertonit, mund të mos mjaftojnë. “Qytetarët” do të luajnë me Fulham, Tottenham dhe West Ham deri në fund. “Topçinjtë”, mund të shpresojnë tek titulli vetëm nëse së paku në një nga këto ndeshje City ndalet dhe vetë bëjnë detyrat siç duhet.

Zhgënjim mund të konsiderohet Liverpool që sot është 5 pikë pas Arsenalit, kur në lojë janë dhe 6 pikë. Jurgen Klopp do të largohet nga “The Reds” pas sfidave me Aston Villa dhe Wolves, por lojtarët nuk mundën që t’i bëjnë një dhuratë lamtumire.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....