Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Arsenal merkato te City/ Jo vetëm Jesus, “Topçinjtë” firmosin me një tjetër “Qytetar”

Manchester City është tregu i preferuar për Arsenal në këtë merkato të verës. Pas firmosën me sulmuesin Gabriel Jesus, trajneri Mikel Arteta ia ka dalë të “rrëmbejë” me sukses një tjetër futbollist nga ish-mentori i tij Pep Guardiola.

Fjala është për Oleksandr Zinchenko që falë 32 milionë paundëve të paguara nga drejtuesit e Arsenal, sezonin e ardhshëm do të luajë në Emirates Stadium. Ukrainasi ishte pjesë e “The Citizens” prej gjashtë viteve, teksa shijoi edhe katër tituj kampionë.

Megjithatë, tashmë nis një epokë të re dhe do të jetë një “armë” më shumë për “The Gunners” në krahun e djathtë të mbrojtjes edhe pse do të duhet të bëjë llogaritë me konkurrencën e Tierney dhe Nuno Tavares.

Gjithsesi, avantazhi i Zinchenkos është se mund të luajë edhe në mesfushë një rol të cilin e ka zhvilluar nën drejtimin e Guardiolës dhe e aplikon më së shumti në kombëtare ndërsa mbetet për t’u parë ideja e Artetës për 25-vjeçarin.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...