Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Arsenal-Napoli, finalja e parakohshme, Chelsea-t i shtrohet rruga drejt trofeut!

Short i pamëshirshëm për Napolin e Carlo Ancelottit në çerekfinalet e Europa League. Të kaltrit në këtë raund do të kenë përballë Napolin në një finale të parakohshme për këtë kompeticion. Me shumë fat Chelsea që sërish nuk do të ketë një rival të denjë për t’u përballur as në këtë fazë. Blutë e Londrës do të sfidojnë surprizën që mban emrin e Slavias së Pragës dhe që në 1/8 nxorri jashtë mbretëreshën e Europa League, spanjollët e Sevillas. Nuk mund të mungonte një derbi në këtë raund dhe do të jetë ai i komunitetit valencian, pasi Villareali do të ketë përballë Valencian, ndërkohë që një duel deri diku i barabartë mund të konsiderohet ai mes Benficas dhe Eintracht Frankfurt.  Në gjysmëfinale fituesja e çiftit Arsenal-Napoli do të përballet me të kualifikuarën nga derbi spanjoll Villareal-Valencia, ndërkohë që Chelsea nëse kalon çekët e Slavias së Pragës do të masë forcat me fituesin e çiftit Benfica-Frankfurt. Ndeshjet e para të fazës çerekfinale do të luhen më 11 prill ndërsa ato të kthimit një javë më vonë në datën 18 prill.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...