Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Arsenal përfiton nga shpërqëndrimi i United, i “rrëmben” objektivin në merkato

Shpresat e Arsenalit për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Ajaxit, Lisandro Martinez në këtë merkato verore janë rritur ndjeshëm, pasi Man United është afër nënshkrimit të një mbrojtësi tjetër. “Djajtë e Kuq” së bashku me “topçinjtë” janë në garë për argjentinasin e Ajax, por afrimi i mbrojtësit Tyrell Malacia në Old Trafford, duket se ka hapur rrugën e transferimit të 24-vjeçarit në Emirates Stadium.

Arsenali është një ndër klubet më aktive në këtë merkato verore dhe ka siguruar emra të shumtë ku spikat ai i Gabriel Jesus. Megjithatë, Mikel Arteta kërkon të përforcojë edhe mbrojtjen për të qenë i kompletuar në fillimin e sezonit të ri. Fokusimi i Man United në të tjera objektiva në këtë merkato, ka bërë që drejtuesit e Arsenal të hidhen në sulm për ta mbyllur transferimin e Martinez në Londër.

Sezoni fantastik i lojtari të kombëtares argjentinase ka futur në garë gjigandët anglez me njëri tjetrin dhe mbetet të shihet me interes së kush do të arrij transferimin e tij. Trajneri i ri i Man United e njeh mjaft mirë mbrojtësin pasi e ka trajnuar në Holandë dhe dëshiron ta ketë përsëri nën urdhrat e tij por “Topcinjtë” në këtë merkato verore janë të pandalshëm në transferimin e objektivave të tyre.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...