Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Arsenal përgatit një mini-revolucion, edhe Xhaka në listën e lojtarëve me “valixhe” në dorë

Në klubin e Arsenal kanë nisur të mendojnë për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Edhe pse ky sezon nuk mund të quhet i përfunduar me Topçinjtë që mbeten në vendin e parë të Premier League pavarësisht disfatës me Manchester City dhe mbeten në garë për titullin, kjo nuk i pengon drejtuesit që nga ana tjetër kanë “përveshur mëngët” që skuadra e vitit të ardhshëm të jetë po aq konkurruese sa kjo aktualja.

Për trajnerin Mikel Arteta vazhdimësia në të njëjtën rrugë sezonin e ardhshëm është shumë e rëndësishme. Te Arsenal pretendojnë të ndërtojnë një skuadër edhe më të fortë, teksa merkato e verës do të sjellë ndryshime në organikë. Mes lojtarëve që pritet të largohet është edhe emri i Granit Xhakës.

Lexo edhe:

Mesfushori me origjinë shqiptare është një nga më të vlerësuarit prej trajnerit Arteta dhe një prej titullarëve të padiskutueshëm të këtij sezoni, megjithatë në rast se në Londër mbërrin oferta e duhur, Xhaka do të largohet. Te Arsenal kërkojnë të transferojnë Declan Rice me çdo kusht dhe në këtë formë hapësira për Xhakën do të limitohej.

30-vjeçari është pjesë e Arsenal prej vitit 2016 dhe numëron mbi 300 prezenca me fanellën e Topçinjve, megjithatë se aventura e tij me anglezët është në fund, nisur edhe nga kontrata që i përfundon në vitin 2024. Ndërkohë, të tjerë lojtarë që pritet të largohet nga Arsenali në fundin e sezonit janë edhe Kieran Tierney, Reiss Nelson, Ainsley Maitland-Niles dhe Folarin Balogun.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...