Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Arsenali bën sërish pazar te Sampdoria, kërkon Praet dhe Andersen

Sezoni pozitiv i Sampdorias nën drejtimin e Marco Giampaolo evidentoi paraqitjet e disa prej futbollistëve të ekipit nga Genova. Ndër lojtarët kryesorë, përveç kapitenit dhe golashënuesit më të mirë të Serie A, Fabio Quagliarellas, një sezon shumë pozitiv bënë edhe mbrojtësi Joachim Andersen dhe mesfushori Dennis Praet. Pikërisht paraqitjet e danezit dhe belgut kanë tërhequr vëmendjen e Arsenal, me anglezët që kanë bërë një ofertë 48 milionë euro për t’i transferuar në “Emirates”. E menjëherëshme ka qenë përgjigja e klubit të Sampdorias, duke e refuzuar një ofertë të tillë pasi për dy lojtarët kërkon minimalisht shumën e 55 milionë euro. Gjithsesi në ditët në vazhdim Arsenal mund të bëjë një tjetër ofertë, ç’ka mund të përmbushë edhe kërkesat e klubit italian.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...