Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Arsenali bën tifo për shkarkimin, do Ancelottin në Londër!

Jo Pochettino dhe jo Allegri, Arsenali kërkon të zëvendësojë të larguarin Unai Emery me Carlo Ancelottin. Topçinjtë bëjnë tifo që Aurelio De Laurentiis presidenti i Napolit ta shkarkojë nga detyra ish-teknikun e Bayernit dhe Realit pasi e duan në Londër Ancelottin dhe kjo është pikërisht arsyeja që drejtuesit e klubit nga Emirates Stadium kanë emëruar në stol si trajner të përkohshëm suedezin Freddie Ljungberg. Sfida e radhës ndaj Udineses mund të vendosë shumë për fatin e Ancelotti te Napoli, por për De Laurentiis edhe nëse vendos ta shkarkojë largimi i Ancelotti nuk do të ketë një kosto të madhe pasi palët kanë firmosur një klauzolë që në Carleto largohet para 31 majit do të marrë vetëm 500 mijë euro. Duke marrë në konsideratë situatën e ndërlikuar mes palëve dhe të gjitha këto fakte, drejtuesit e Arsenalit besojnë se Ancelotti mund të jetë trajneri i ri i skuadrës së tyre.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...