Premier League

Arsenali del hapur, Arteta pranon interesimin për dy yjet e kampionatit italian

Pas raportimeve të mediave në javët e fundit, më në fund Arsenali ka pranuar hapur interesin për dy futbollistë të Serisë A, si sulmuesi serb i Fiorentinës, Dusan Vlahovic dhe mesfushori brazilian i Juventusit, Arthur.

Ka qenë trajneri Mikel Arteta, që i pyetur në lidhje me këta emra, deklaroi se drejtuesit po punojnë për të kompletuar transferimin, ndonëse pranoi se është një mision aspak i lehtë, për vetë rrethanat e të dy lojtarëve.

“jemi duke provuar, por nuk e di a do t’ia dalim t’i sjellim në Londër. Situata është e komplikuar dhe nuk mjafton vetëm vullneti i palëve, pasi duhen plotësuar shumë kushte”, u shpreh trajneri spanjoll i “topçinjve”.

Dusan Vlahovic ka kontratë deri në verën e 2023-shit me Fiorentinën dhe ka refuzuar rinovimin, ndaj klubi vjollcë do të mirëpriste shitjen e tij, por kërkon një shifër prej 70 milionë eurosh, ndërsa Arsenal duhet të llogarisë edhe pretendimet e serbit për një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon.

Sa i përket Arthur, drejtuesit e Arsenalit kanë kërkuar ta marrin në huazim 18-mujor, me të drejtë blerjeje vetëm në verën e 2023-shit, ndërsa Juventusi këmbëngul në përfshirjen e një klauzole detyruese për blerjen e plotë të kartonit të brazilianit.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency