Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Arsenali dhe United “përplasen” në merkato, synohet sulmuesi i Serie A

Tammy Abraham duket se është i destinuar për një aventurë të re në Angli. Sulmuesi i Romës është në orbitën e Arsenalit dhe Manchester United. Dy klubet britanike kanë nevojë për të forcuar repartin e avancuar dhe 25-vjeçari i Romës duket lojtari i duhur për të plotësuar boshllëkun në sulm.

Topçinjtë duhet të bëjnë pa Gabriel Jesus, pasi braziliani dëmtoi gjurin në Kupën e Botës. Ai duhej t’i nënshtrohet një operacioni dhe pritet të kalojë një kohë të konsiderueshme jashtë fushave të lojës. Man United nga ana tjetër, largoi Cristiano Ronaldon, vend që duhet plotësuar.

Abraham u transferua në kryeqytetin italian nga Chelsea në verën e vitit 2021, dhe në Itali nisi menjëherë të ishte protagonist. Ai shënoi 27 gola sezonin e kaluar, por gjërat kanë qenë të vështira këtë edicion me sulmuesin i cili nuk ka patur të njëjtin produktivitet në gjysmën e parë të sezonit.

Sulmuesi i skuadrës verdhekuqe, ka shënuar vetëm 4 gola në 21 ndeshjet që ka luajtur, por kjo nuk i ul vlerat e tij dhe në Angli besojnë se një aventurë e re do e motivonte për t’u zgjuar.

Abraham ka dhe tre vite e gjysmë kontratë, por Arsenal e United duan që të shfrytëzojnë formën e këtij edicioni, dhe me një ofertë të mirë mund ta shkëpusin nga Roma. Megjithatë, italianët kanë në dorë çmimin e lojtarit nga Londra.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...