Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Arsenali e Chelsea pranë kualifikimit, Milani për revansh ndaj Betisit

Skuadrat pjesëmarrëse në edicionin e 10-të të Europa League-s bëhen gati për të filluar gjysmën e dytë, përsa i përket fazës së grupeve, praktikisht sfidat e kthimit të këtij raundi dhe është e kuptueshme që ekipe si Zurich, Salzburg, Dinamo Zagreb, Arsenal, Eintracht Frankfurt dhe Chelsea janë vërtet shumë pranë kualifikimit për në fazën me eliminim të drejtpërdrejtë, teksa kryesojnë në grupet respektive me pikë të plota.

Në kalendar do të përsëriten ndeshjet e dy javëve më parë, me takimet e Grupeve A, B, C, D, E dhe F që do të luhen në orën 21:00, ndërsa sfidat në Grupet G, H, I, J, K dhe L këtë herë do të zhvillohen në orën 18:55. Gjithsesi në Supersport përballjet do të startojnë që në orën 16:50, kur në Stamboll do të mbahet dueli Fenerbahce – Anderleht.

Në Grupin D Dinamo e Zagrebit udhëheq në kuotën e 9 pikëve. Verdheblutë përkohësisht mbajnë vendin e dytë me 4 pikë, ndërsa klubi i famshëm belg aktualisht pozicionohet në fund me vetëm një pikë, ndërkaq në mes klasifikohet ekipi sllovak i Spartak Tërnavës me 3 pikë. Krejt ndryshe nga ç’ndodh në Kupat e Evropës në kampionatin turk Feneri është në vështirësi të theksuar, teksa renditet vetëm në vendin e 15, dy pikë larg fundit, por sidoqoftë durimit të drejtuesve i erdhi fundi dhe tashmë ekipi i është besuar vëllait të trajnerit të përfaqësueses së Holandës, Erwin Koeman, që më parë ishte në rolin e asistentit ndërsa tani zëvendëson përkohësisht Phillip Cocu-në, që u shkarkua dhjetë ditë më parë, praktikisht vetëm një ditë përpara 48-vjetorit dhe me aventurën e tij që në Super Ligën Turke zgjati katër muaj gjithsej.

Në krahun tjetër pas barazimit 2-2 në Bruksel Anderlehtit i nevojiten patjetër pikë, për më tepër në një fushë tepër të vështirë, ku miqtë nuk kanë arritur kurrë të shënojnë. Në orën 18:55 në Itali do të luhet takimi Lazio – Marseille, ndeshje e vlefshme për Grupin H, ku ish-trajneri i Romës Rudi Garcia do të rikthehet në Olimpico për të marrë hak ndaj “bardhekaltërve”, sidomos për disfatën 3-1 të pësuar dy javë më parë në Velodrome, që e lë pothuajse të pashpresë ekipin nga Provansa.

Me shumë interes priten gjithashtu edhe sfidat e Grupit G: Spartak – Glasgoë Rangers dhe Rapid i Vjenës – Villareal, grup ku për momentin kryesojnë pikërisht dy skuadrat udhëtuese, në kuotën e 5 pikëve. Pas humbjes 1-2 në “San Siro” Milani ka radhën për të vizituar Betisin në stadiumin “Benito Villamarin”, ndeshje që do të luhet në orën 21:00, por që pritet me shumë kuriozitet nga tifozët respektivë, duke patur parasysh impenjimet e fundjavës, pasi ekipi andaluz do të vizitojë Barçën në “Camp Nou”, ndërsa Milani do të presë në “Meazza” Juventusin.

Në Grupin E dueli më i rëndësishëm është Arsenal – Sporting. Në Lisbonë “topçinjtë” fituan falë golit të realizuar nga Danny Welbeck 12′ para fundit, gol që aktualisht mban në krye pikërisht ekipin e Unai Emery-t me tre pikë më shumë, gjithsesi skuadra londineze po luan shumë mirë, pavarësisht 2 barazimeve në 3 sfidat e fundit, që për hir të së vërtetës janë edhe të vetmet raste kur Arsenali nuk ka fituar, në 14 përballjet e fundit në të gjithë kompeticonet.

Po në orën 21:00 në Glasgow do të mbahet edhe takimi Celtic – Leipzig, ndeshje e vlefshme për Grupin B, ku për momentin kryeson Salzburgu me 100% të pikëve, që ka edhe golashënuesin më të mirë të këtij aktiviteti, Dabour me 5 gola, sidoqoftë misioni për vendasit është i qartë dhe ekipit të drejtuar nga Brendan Rodgers i nevojiten patjetër 3 pikët për të mbajtuar të gjalla shpresat për një kalim në fazën e “knock out”-it.

Në fund hapësirë në Supersport do të ketë edhe për duelin Bordeaux – Zenit, ndeshje e vlefshme për Grupin C, ku në fakt skuadra e drejtuar nga Sergei Semak ka një rast shumë të mirë për të marrë 3 pikët, ndaj ekipit zhirondin, që është një ndër 5 klubet që nuk kanë grumbulluar asnjë pikë deri tani, bashkë me ekipe si Rosenborg, Qarabag, Dudelange dhe Akhisarspor.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...