Arsenal po ndjek me shumë interes mbrojtësin e Villarrealit dhe të kombëtares së Spanjës, Pau Torres. 22-vjecari po zhvillon një sezon shumë të mirë me “Nëndetësen e Verdhë”, duke qenë titullar në të gjitha takimet e këtij sezoni, ndërkohë që debutoi edhe me fanellën e “La Rojas” në fitoren 7-0 ndaj Maltës.
Torres luajti sezonin e kaluar me Malagan në huazim dhe paraqitjet e mira bënë që Villarreali ta rikthehente në skuadër, duke i dhënë dhe një vend titullari. Mbrojtësi ka një kontratë deri në vitin 2023 si dhe një klauzolë largimi që kap shifrën 45 milionë euro.
