Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Arsenali i kënaqur me Artetan, ka gati kontratën e re edhe për talentin anglez

Merkatoja e janarit për Arsenalin ishte mjaft e trazuar, megjithatë për trajnerin Mikel Arteta vjen një lajm pozitiv.

Sipas “Football London”, skuadra e Arsenalit është e kënaqur me punën e trajnerit bask dhe ndonëse kanë mbetur edhe 18 muaj deri në fund të kontratës së tij, tashmë po mendojnë ta rinovojnë atë.

Klubi do të presë deri në fund të sezonit për t’u ulur në tryezë për të negociuar dhe për të nënshkruar një marrëveshje të re.

Në fakt, Arsenali po mendon për “goditje” të dyfishtë. Nëse trajneri rinovon kontratën, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me një nga lojtarët e tij të rinj, që konsiderohet dhe nga më të rëndësishmit: Bukayo Saka. Lojtari i përfaqësueses angleze, vetëm 20-vjeç, ka zënë një vend të padiskutueshëm në formacionin titullar të “Topçinjve”. Edhe pse ai ka kontratë deri në vitin 2024. Arsenali dëshiron “të mbrohet” nga “sulmet” e klubeve të mëdha, duke i ofruar një pagë më të përshtatshme për rëndësinë që ka në skuadër.

[quiz-cat id=”288388″]

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...