Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Arsenali i pandalshëm, “viktima” e radhës Evertoni

Starti i keq i sezonit duket se është hedhur përfundimisht pas krahëve nga Arsenali. “Topçinjtë” morën fitoren e katërt radhazi në Premier League përballë Evertonit në “Emirates”, ku Granit Xhaka luajti ndeshjen numër 100 me londinezët.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, pavarësisht se skuadra e Emery pati më shumë iniciativë në drejtim të portës së Evertonit.

Takimi mori rrjedhë të pakthyeshme në minutën e 56-të kur Lacazzette, i shërbyer nga Ramsey, që realizoi të gol të mrekullueshëm me një gjuajtje të kalibruar që përfundoi në trekëndësh. Vetëm tre minuta më vonë, ishte sërish Ramsey, që asistoi me një lëvizje magjike Aubameyangun, i cili nuk e pati të vështirë për ta dërguar topin në rrjetë. Pozicioni i tij, në fakt ishte jashtë loje, por nuk u dallua nga anësori. Përfundoi 2-0 për Arsenalin ky takim, rezultat që i ngjit “Topçinjtë” në vendin e 6-të, me 6 pikë më pak se Liverpooli kryesues.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...