Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Arsenali kampion në javën e fundit? Biletat në Emirates shkojnë deri në 60.000 euro

Arsenal kryeson Premier League me një distancë prej tetë pikësh nga ndjekësit e Manchester City. The Citizens kanë një ndeshje më pak në llogari dhe diferenca mund edhe të zvogëlohet në pesë pikë teksa në mes është një përballje direkte e cila do të zhvillohet në Etihad Stadium më datë 26 prill.

Ndaj, kur kanë mbetur edhe 10 ndeshje për t’u luajtur, te Arsenal nuk falen hapat fals. Megjithatë, tifozët e The Gunners besojnë se nën udhëheqjen e trajnerit Mikel Arteta, ky është sezoni i duhur për të festuar titullin që mungon prej vitit 2004. Madje, së fundmi po planifikohet edhe një Emirates i tejmbushur për ndeshjen e fundit të Premier League më datë 28 maj ndaj Woverhamton.

Lexo edhe:

  1. Zbulohen dokumentat, Abramovich financonte një tjetër klub gjatë pronësisë te Chelsea
  2. Jo vetëm Ancelotti, Ronaldo sugjeron edhe një tjetër legjendë për Brazilin
  3. “Te Chelsea më quajnë gomar”, Havertz: Nuk mërzitëm, është kafshë speciale!
  4. Messi nuk ka dyshime për të ardhmen, rinovon me PSG dhe luan Botërorin në Amerikë

Të gjithë shpresojnë ta kthejnë në një ditë feste ndërsa kanë nisur të shiten biletat. Dëshira për të mos munguar është e madhe dhe kjo bën që çmimi i biletave ndryshe nga zakonisht të mbërrijë në stratosferë. Kështu, nga ajo që bëhet e ditur nga Londra, një biletë për ndeshjen e fundit të sezonit të Arsenalit në Emirates shkon deri në 60.000 euro.

Zakonisht një biletë nuk kushton më shumë se 150 euro, por me entuziazmin dhe dëshirën për të përjetuar festën e një titulli që mungon gjatë, duket se tifozët e londinezëve janë gati të bëjnë çmenduri për të ndjekur nga pranë Xhakën me shokë të ngrejë lart në qiell trofeun e Premier League.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...